Lajme

Dy ndeshje: dy gola një asist, Endrit Krasniqi

Dy ndeshje: dy gola një asist, Endrit Krasniqi

“Kur ke dy sulmues si John e Januzi e lehtë të luash”

Prishtinë, 16 shkurt 2020

“Jo çdo ndeshje është e lehtë, por varet nga futbollistët dhe qasja e tyre në ndeshje. Pra ne dhamë maksimumin, çdo gjë eci mirë dhe jemi të përgatitur që të vazhdojmë ende me këso paraqitje të mira. Pa dyshim që është e lehtë të luash me John sepse është e tepërt të flitet për cilësitë e tij dhe me shpejtësinë e tij e me mbajtjen shumë të mirë të topit nga Januzi, pra me dy sulmues të tillë, megjithëse të dallueshëm, vetëm na mbetët të besojmë se në vazhdim do të harmonizohemi në maksimum”. tha numri 6 pas ndeshjes së djeshme kampionale me Vushtrrinë (4-0).