Lajme

E ardhmja e FC Prishtina

E ardhmja e FC Prishtina

Prishtina ka tetë futbollistë U-20 që po konkurrojnë për titullarë

Antalya, 6 shkurt, 2017 - Pa dashur të nënçmojmë asnjë skuadër tjetër, e nga të cilat më të vjetër kanë futbollistët zëvendësues se sa trajnerët, Prishtina mburret që nuk e ka këtë problem. Përkundrazi, pjesën më të madhe të ekipit e ka me perspektivë të madhe dhe tetë prej tyre ende pa mbushur 20 vite.

Të tillë janë, Arbër Hoxha, portierët Ardit Nika e Visar Bekaj, Agon Xhaka, Donat Hasanaj, Bleon Sekiraqa, Blend Baftiu dhe Kastriot Selmani.

Atëherë, s’i mos të mburremi me strategjinë tonë me kaq shumë futbollistë të rinj në gjirin tonë? Patjetër duke mos i harruar as futbollistët tjerë që mesiguri do t’i bashkohen skuadrës në fazën tjetër të punës në Prishtinë.