Lajme

E. Krasniqi: Ndeshje e vështirë, por do të dalim me rezultat pozitiv

E. Krasniqi: Ndeshje e vështirë, por do të dalim me rezultat pozitiv

“Kam vend për përmirësim, duhet të ndihmoj skuadrën edhe më shumë”

Prishtinë, 20 tetor 2020 – Kampionati ka hyrë në fazën ku gjashtë ndeshje do të zhvillohen për tre javë duke u zhvilluar në çdo tre-katër ditë.

Këto ndeshje të ngjeshura për bardhekaltrit nisin nga takimi në Drenas me Feronikelin. Skuadra e “industrialistëve” nuk ka nisur sezonin mire duke grumbulluar vetëm gjashtë nga po aq ndeshje, ndryshe nga Prishtina që qëndron më mirë e cila nga pesë ndeshje ka grumbulluar tetë pikë.

Prishtina nuk ka fituar në Drenas në dy takimet e fundit duke u mposhtur, ndërsa fitoren e fundit e ka më 2018 dhe që atëherë në pesë takimet pasuese ka fituar vetëm ndeshjen e fundit në “Fadil Vokrri” – 3:1.

Prishtina, formën e lartë të treguar me Besën (4:0) do të duhej të vazhdonte edhe me një konkurrent rival, për çka futbollistët janë të bindur, megjithëse vështirë, se do t’ia dalin.

Bardhekaltrit në këtë takim do të vuajnë mungesën e Lilës dhe Shillovës – të lënduar dhe të Dellovës.

Endrit Krasniqi

E. Krasniqi: Ndeshje e vështirë, por do të dalim me rezultat pozitiv

“Mendoj se ecuria e skuadrës nuk ka qenë deri tani ashtu siç e kemi pritur, kemi qenë të përgatitur që të grumbullonim më shumë pikë, por nuk ndodhi ashtu dhe tani na duhet rikuperuar pikët dhe të jemi të përqendruar në çdo ndeshje, sepse vetëm në ndeshje pas ndeshje mund t’ia arrijmë në objektivat që kemi”.

“Edhe sa i përket formës time, mendoj që ka shumë vend për përmirësim dhe mendoj që duhet të jap pak më shumë që t’i ndihmoj skuadrës edhe më shumë që t’i arrijë qëllimin që ka”.

“Pothuajse çdo ndeshje në Superligë është bërë një derbi në vete. Feronikeli ka objektivat e veta duke mos na interesuar se si kanë pasur ecurinë deri më tani, por duhet përqendrohemi te loja jonë, të qëllimi ynë e përkundër që e vlerësoj si ndeshje të vështirë, unë shpresoj që do të dalim me rezultat pozitiv”, ka thënë mesfushori prishtinas, Endrit Krasniqi. 

Java VII
Feronikeli – Prishtina
E mërkurë, 21 tetor – ora: 14.00
Stadiumi: “Rexhep Rexhepi”, Drenas
Gjyqtarë: T. Maloku, E. Zeqiri, B. Këpuska, M. Bejtullahu
Pa prezencën e shikuesve
Drejtpërdrejt: Artmotion

24 ndeshje kampionale: Prishtina 24 gola / 7 fitore – 7 barazime – 10 fitore /23 gola Feronikeli