Lajme

Edhe pesë ndeshje testuese

Edhe pesë ndeshje testuese

Spikat ajo në Shkup të shtunën

Prishtinë, 20 korrik 2019 – Prishtina sot ka zhvilluar ndeshjen e parë testuese me Flamurtarin (1:1). Deri në fillim të kampionatit më 17 gusht, skuadra do të zhvilloj edhe pesë ndeshje tjera testuese. Ndërkohë edhe në përbërje ende pritet të ketë ndonjë ndryshim.

Nga pesë ndeshjet e ardhshme, spikat ajo me Shkupin në Çair të shtunën më 27 korrik.

Prishtina – Ulpiana, e mërkurë 24 korrik, stadiumi i Flamurtarit
Shkupi – Prishtina, e shtunë 27 korrik, stadiumi i Shkupit në Çair
2 Korriku – Prishtina, e mërkurë 31 korrik, stadiumi i 2 Korrikut
Dukagjini – Prishtina, e shtunë 3 gusht, në Klinë
Onix – Prishtina, e mërkurë 7 gusht, Istog