Lajme

Edhe shtatë ndeshje në stinorin  vjeshtor

Edhe shtatë ndeshje në stinorin vjeshtor

Pesë ndeshje kampionale dhe dy për Kupë

Prishtinë, 30 tetor 2019 – Deri në fund të stinorit vjeshtor më 7 dhjetor do të zhvillohet edhe 7 ndeshje zyrtare, pesë në kampionat apo 17 javë dhe dy ndeshje për Kupë më 20 nëntor (shorti hedhet më 18 nëntor) dhe më 7 dhjetor kur mbyllet stinori zyrtarisht.

Nga pesë e ndeshjet e mbetura kampionale, Prishtina i zhvillon dy ndeshje si vendas dhe tre si mysafire. Ndërsa për shkak ndeshjeve të Përfaqësueseve, Superliga pushon për dhjetë ditë, nga 10 nëntori deri më 20 nëntor kur zhvillohet ndeshjet e Kupës.

Orari i plotë i shtatë ndeshjeve:

E shtunë, 2 nëntor (13h), java 13: Dukagjini – Prishtina
E mërkurë, 6 nëntor, java 14: Prishtina – Feronikeli
Fundjavë, 9/10 nëntor, java 15: Llapi – Prishtina
Pushim 10 nëntor – 20 nëntor
E hënë, 18 nëntor, shorti për Kupë me skuadrat e Superligës
E mërkurë, 20 nëntor, ndeshja për Kupë
Fundjavë, 23/24 nëntor, java 16: Prishtina – Trepça ‘89
Fundjavë, 30 nëntor/1 dhjetor, java 17: Gjilani – Prishtina
Fundjavë, 7/8 dhjetor: ndeshjet për Kupë