Lajme

Edicioni 2019/20 rifillon me ndeshjet e Kupës

Edicioni 2019/20 rifillon me ndeshjet e Kupës

Ndeshja e parë në “Fadil Vokrri” më 2 qershor

Prishtinë, 19 maj 2020 - Sot me pjesëmarrjen e katër gjysmëfinalistëve është vendosur që formati i Kupës të zhvillohet ashtu siç është me rregullore me dy ndeshje, vajtje-ardhje. Prishtina ndeshjen e parë kundër Drenicës e zhvillon më 2 qershor në “Fadil Vokrri”, kurse tre javë më vonë më 17 qershor, Drenica është vendase në ndeshjen e kthimit në “Bajram Aliu”.

Përndryshe kampionati nis më 7 qershor dhe Prishtina në javën e 23-të e pret Ferizajn.