Lajme

Eglant Haxho – portieri i ri i Prishtinës

Eglant Haxho – portieri i ri i Prishtinës

Portieri nga Shqipëria vije nga Llapi

Prishtinë, 4 korrik 2019 – Eglant Haxho, 30 vjeç, i lindur më 11.11.1988 në Tiranë, ishte ndër më meritorët për edhe një plasman të lart të Llapit në kampionat.

Por, vendosi të ndërronte ambient. Janë përputhur qëllimet dhe gardiani me shumë përvojë do të përforcoj edhe më radhët e Prishtinës.

I dalë nga Shkolla e futbollit Partizani nga Tirana, Haxho ka mbrojtur edhe për Apoloninë e Fierit, Kamzën, Tomorin, Teutën, Bylysin, Kukësin, Tërbunin, Renovën nga Tetova dhe së fundi në Llap ku kishte pasur 17 paraqitje duke pasur 8 ndeshje pa pranuar gol.

“Vendosa të jem pjesë e Prishtinës, i bindur që ka grupin e futbollistëve me trajnerë të duhur për titull të kampionatit. Besoj se do të jemi në rrugë të duhur drejt qëllimit të përbashkët”, ka thënë, tani më ish-futbollisti i Llapit i cili ka falënderuar ish-klubin e tij për bashkëpunimin e deri tashëm.