Lajme

Ejupi takohet me Mamiç (video)

Ejupi takohet me Mamiç (video)

Sërish u fol për ndonjë miqësore dhe bashkëpunim

Antalya,  31 janar, 2018 - Mbrëmë gjatë zhvillimit të ndeshjes miqësore ndërmjet Dinamos së Zagrebit dhe Shkëndijës nga Tetova (0:0), me prezencën edhe të drejtorit kuqezi, Visar Behxheti, u takuan dhe për shumë çka biseduan kryetari Remzi Ejupi dhe drejtori ekzekutiv i klubit më të madh kroat, Dinamo Zagreb, Zdravko Mamiç.

U bisedua për shumë gjëra, por si në takimet tjera të mëparshme të klubeve tona, theksi u vu në organizimin e ndonjë miqësoreje në Prishtinë si dhe bashkëpunimi më i ngushë ndërmjet dy klubeve, në veçanti në rrafshin e zhvillimit të talenteve të reja - për çka skuadra kroate tani ka reputacion të lartë. Dhe kjo Prishtinës do t’i duhet më së shumti, sidomos tani pasi që më në fund Qeveria e Kosovës ka vendosur të jap tokë në shfrytëzim për kompleksin sportiv ku do t’ju shërbente më së shumti Shkollës së futbollit dhe zhvillimit të talenteve saj.