Lajme

Ekipi mbajti seancën e fundit stërvitore

Ekipi mbajti seancën e fundit stërvitore

Nesër nga ora 20 ndeshja finale me Inter

Zekirija Ramadani

Elbasan, 24 qershor, 2021 - Me seancën e sotme në “Elbasan Arena”, bardhekaltërit kanë mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme finale të raundit preliminar me kampionët e Andorrës, Inter d’Escaldes.

Përveç Abazit të lënduar, skuadra ishte e kompletuar megjithëse Tolaj nuk është i licencuar.

Nën temperaturat ekstrem të larta, futbollistët tani më janë të ambientuar dhe të gatshëm për sfidën e nesërme.

Nëse skuadra nesër arrin fitoren, do të jetë hera e dytë që kalojmë raundin preliminar pas vitit 2018 në UEFA Europa League. Por, kjo do të ishte hera e parë që skuadra një kapërcim raundi do ta bënte në Ligën e kampionëve.

Endrit Krasniqi