Lajme

Endrit Krasniqi rikthehet në Prishtinë

Endrit Krasniqi rikthehet në Prishtinë

Mesfushori më i mirë në Superligë i bashkohet shokëve

Prishtinë, 6 qershor 2019 – Pas negociatave të gjata dhe aspak të lehta, më në fund Endrit Krasniqi rikthehet sërish në shtëpi. Pa dyshim, njëri ndër mesfushorët më të mirë në Superligë, i bashkohet Prishtinës pas dy vitesh qëndrimi në Dritë me të cilën ishte shpall kampione.

Endrit Krasniqi, 24 vjeç, i lindur më 26.10.1994, me Prishtinën ka qenë pjesë në 48 paraqitje duke shënuar 4 gola e 6 asistime.

“Në Prishtinë rikthehem vetëm për një arsye, e ajo çka kërkon Prishtina dihet. Thjesht me Prishtinën pres sezon fantastik, besoj shumë se do të na përputhen qëllimet, që nga garat kualifikuese në Evropë dhe në kampionat. Tash na mbetët vetëm të kryejmë detyrën tonë. Ndërsa është e vërtet se bisedimet kanë qenë të gjata, sepse kisha edhe oferta tjera, por dihet që Prishtina është Prishtinë dhe vendosa të rikthehem sërish në gjirin tim. Ekipin e njoh, pothuajse shumica e futbollistëve janë të njëjtë nga koha kur isha këtu, me pak ndryshime, jemi ekip i mirë dhe me punë besoj shumë do t’i arrijmë objektivat, sepse edhe klubi e ka seriozitetin e duhur për të qenë gjithë këta futbollistë të mirë së bashku”, ka thënë Krasniqi.