Lajme

Është hedhur shorti i Kupës së Republikës

Është hedhur shorti i Kupës së Republikës

Në rrethin e tretë, Flamurtari e pret Prishtinën

Prishtinë, 7 nëntor, 2017 – Sot në ambientet e FFK-s, është hedhur shorti i Kupës së Republikës. Gjithsejtë në short morën pjesë 24 skuadra të Ligës së parë dhe të dytë si dhe 12 skuadrat e Superligës. Shorti nuk ishte i dirigjuar, ndërsa do të zhvillohet vetëm një ndeshje, me 5 ose 6 dhjetor. Ky orar bëhet pasi që FFK mendon t’i fus në kalendar edhe dy ndeshje kampionale dhe të zhvillohet deri në javën e XIX, por kjo do të varet nga kushtet atmosferike.

Dhe, në short qëlloi të takohen në derbin e kryeqendrës dy skuadrat e Superligës, Flamurtari – Prishtina.

Dy rivalët nga kryeqendra sivjet janë takuar dy herë dhe në dy rastet kanë fituar bardhekaltrit, 0:2 dhe 3:1.

Ndërsa nga 35 ndeshjet e pasluftës, Prishtina dhe Flamurtari janë takuar tre herë për Kupë. Në edicionin 2008/09, në çerekfinale, Prishtina kishte triumfuar në fushën e saj 1:0, ndërsa Flamurtari kishte fituar si vendase 2:1, por Prishtina kishte kaluar tutje duke shkuar deri në finale, por ishte mposhtur nga Besa (1:2).

Ndërsa në 1/16 e finales ishin ndeshur në edicionin 2011/12 meqë rast Prishtina kishte arritur fitoren më të lartë pas luftës ndaj kuqezinjve, 6:0 duke shkuar deri në gjysmëfinale duke u eliminuar në mënyrë sensacionale nga Ferizaj i një rangu më të ulët.

Deri sa Prishtina nga edicioni 1991/92 ka 5 trofe të Kupës (1993/94, 1994/95, 2005/06, 2012/13 dhe 2015/16) i ka edhe 3 finale të humbura dhe skuadrat tjera nuk e kanë as suksesin përgjysmë më të vogël (Besa 3, Feronikeli, Liria e Flamurtari 2 dhe nga 1 kanë Trepça ‘89, Hysi, Vëllaznimi, Kosova e Prishtinës, KEK-u, Besiana, Drita, Gjilani, 2 Korriku i Prishtinës dhe Trepça).

Ndërsa Flamurtari i ka dy trofe të Kupës, të dyja para luftës (1992/93 dhe 1995/96) dhe pas luftës ka vetëm një finale.

Çiftet e rrethit të tretë:

Flamurtari - Prishtina
Drita - Feronikeli
Vllaznia - Llapi
Besa - Trepça ‘89
Liria - KEK-u
Ulpiana - Drenica
Gjilani - Rinia
Vëllaznimi - Behari
Ballkani - Trepça
Ramiz Sadiku - Vushtrria
Kosova (P) - Kika
Istogu - Vitia
Rahoveci - Galaksia
Arbëria (Dobrajë) - Ratkoci