Lajme

Faleminderit Alban, suksese në karrierë!

Faleminderit Alban, suksese në karrierë!

Shillova vazhdon karrierën tutje

Prishtinë, 19 qershor, 2021 - Sulmuesi 28 vjeç, Alban Shillova është ndarë nga Prishtina pas skadimit të kontratës dhe ka vazhduar karrierën në skuadër tjetër.

Shillova me Prishtinën ka zhvilluar një stinor e gjysmë dhe gjashtë muaj tjerë i huazuar në Drenicë.

Ka regjistruar 33 ndeshje zyrtare duke shënuar 6 gola dhe 4 asistime. Tre gola të shënuar nga Shillova do të mbahen veçmas në mend. Ishte goli i fitores ndaj Gjilanit në sezonin 2019/20 në minutën e 4-të shtesë, pastaj goli që i dha vulë fitores në Superkupë kundër Dritës në Antalya dhe goli “roveshadë” kundrejt Llapit në stinorin pranveror të këtij edicioni.

Albanin e falënderojmë për kontributin e dhënë, sidomos në edicionin e kthimit të titullit pas shumë vitesh, ndërsa i urojmë fat dhe sukses në vazhdim të karrierës.