Lajme

Falënderim Trepçës ’89

Falënderim Trepçës ’89

Argjend Mustafa është liruar – presim në mirëkuptim edhe të Gjilanit

Prishtinë, 21 qershor 2018 – Sot është dita e fundit të licencimit të futbollistëve në UEFA për ndeshjet ndërkombëtare.

Dhe, pas një bisede të gjatë ndërmjet dy kryetarëve të klubeve, Abedin Zeka BEKI, kryetar i Trepçës ’89, pa asnjë kompensim, pa asnjë pengesë, për hir të zhvillimit të futbollit të Kosovës, ka pranuar të lirojë futbollistin, Argjend Mustafa. Kryetari i ’89-shit, BEKI, e ka bërë këtë të mirë për të ardhmen e futbollit tonë. Suksesi i Prishtinës sot – nesër përfiton skuadra e tretë kosovare.

FC Prishtina ka mirëkuptuar mllefin, indinjatën e kryetarit Trepça ’89 dhe e falënderon përzemërsisht për lënien të lirë të futbollistit Argjend Mustafa, i cili tani do të ketë të drejt të luaj për klubin tonë në ndeshjet e Evropa Ligës që nga raundi i parë.

Po ashtu, presim edhe kryetarin e Gjilanit, Florim Zukaj, të na mirëkuptoj dhe për të mirën e futbollit tonë, të na fal, të na kuptoj dhe të na e jap fletëlëshimet për dy futbollistët, Armend Thaqi dhe Leotrim Bekteshi.