Lajme

Fatmir Tahiri – gjykon klasiken e pasluftës, Besa – Prishtina

Fatmir Tahiri – gjykon klasiken e pasluftës, Besa – Prishtina

Asistojnë Benon Këpuska e Artan Latifi dhe i katërt Nazmi Raci

Prishtinë, 27 prill, 2017 – Besa dhe Prishtina takohen këtë diel nga ora 15.00 në kuadër të javës së XXVIII të Vala Superligës. Do të jetë ky takimi i katërt në këtë edicion, pasi që janë zhvilluar dy kampionale dhe njëra për Kupë. Prishtina ka fituar në Kastriot 2:0, ndërsa ka luajtur baras në Pejë 1:1, por është eliminuar për Kupë në Pejë 1:0.

Ndeshjen do ta gjykojnë, Fatmir Tahiri nga Mitrovica i ndihmuar nga Benon Këpuska nga Gjakova dhe Artan Latifi nga Podujeva. Gjyqtar i katërt është Nazmi Raci nga Mitrovica.