Lajme

FC Prishtina ekipi më i mirë i Komunës së Prishtinës

FC Prishtina ekipi më i mirë i Komunës së Prishtinës

Kapiteni Armend Dallku sporti i dytë më i mirë i Komunës së Prishtinës

Prishtinë, 28 dhjetor, 2017 - Sonte, Komuna e Prishtinës, më gjegjësisht, juria e saj profesionale e përbërë nga gazetarë mediumesh të ndryshme, ka bërë përzgjedhjen e më të mirëve për vitin që po lëmë pas, 2017.

FC Prishtina është zgjedhur si ekipi më i mirë i vitit 2017 - shpërblim që pranoi sekretari i klubit, Fatos Hoxha.

Ndërsa, kapiteni Armend Dallku u zgjodh ndër 10-të sportistët më të mirë, gjegjësisht si sportisti i dytë më i mirë.