Lajme

FC Prishtina ndeshjet kampionale i zhvillon në Pejë!

FC Prishtina ndeshjet kampionale i zhvillon në Pejë!

Falënderim të jashtëzakonshëm kryetarit, Gazmend Muhaxhiri

Prishtinë, 12 shkurt 2018 – Në kohët e vështira e pa kulm mbi kokë, FC Prishtinës iu mbyllen dyert në disa stadiume për t’i zhvilluar ndeshjet.

Stadiumet e skuadrave lokale në kryeqendër ose nuk i plotësojnë kriteret ose janë të mbingarkuara (shembulli më i mirë i ndeshjes për kupë me Flamurtarin) si dhe mbyllja e dyerve nga Feronikeli, skuadra ka kërkuar fushë jashtë regjionit të Prishtinës. Përveç skuadrave rivale për titull, u kërkua stadium gjithkah, por vetëm Komuna e Pejës me kryetarin e nderuar, Gazmend Muhaxhiri dhe KF Besa kanë shprehur gatishmëri t’i dalin në ndihmë klubin tonë.

Pra, FC Prishtina, deri sa të lëshohet stadiumi i Prishtinës, ndeshjet e stinorit pranveror do t’i zhvilloj në stadiumin e Besës “Shahin Haxhiislami”.

FC Prishtina e falenderon jashtëzakonisht shumë, dhe do të jetë mirënjohëse kryetarit të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxhiri, i cili në këto kohë të vështira e pa kulm mbi kokë, iu ka gjendur afër klubit më të madh në vend, FC Prishtina.

FC Prishtina i falënderohet të gjithë përgjegjësve të përfshirë në këtë ndihmë dhe Klubit të futbollit Besa, e cila me gjithë rivalitetin e madh sportiv, ka vendosur të ndihmoj klubin tonë.