Lajme

FC Prishtina pran anëtarësimit në ECA

FC Prishtina pran anëtarësimit në ECA

ECA është Asociacioni i Klubeve të Evropës

Prishtinë, 8 gusht 2019 – Kryetari Remzi Ejupi sot priti në takim shefin e punëve të klubeve të European Club Association, Olivier Jarosz,  i themeluar më 2008 nga Andrea Agnelli, pronar i Juventusit. ECA është pasardhëse e ish-grupit të klubeve, e njohur si G-14.

“ECA” ka mbi 232 klube në ombrellën e saj, kryesisht klubet më të mëdha nga çdo shtet evropian.

Në takim u fol për mënyrën e bashkëpunimit, për detyrimet e asociacionit në fjalë karshi klubeve dhe anasjelltas.

Thjesht edhe një përvojë tjetër e madhe, sidomos në aspektin organizativ të klubeve dhe legjislacioneve juridike të sportit në federatat e shteteve evropiane dhe programeve të ndryshme të bashkëpunimit.

FC Prishtina do të jetë së shpejti anëtare e grupimit më të madh të asociacioneve të klubeve në Evropë.