Lajme

FC Prishtina shpreh ngushëllime familjes Binaku

FC Prishtina shpreh ngushëllime familjes Binaku

Sot ndërroi jetë gazetari shumëvjeçar i sportit, Agim Binaku

Prishtinë, 9 shkurt 2018 -

Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen e gazetarit shumëvjeçar të sportit, Agim Binakut, gazetarin e moçëm të gazetarisë sportive. Do ta kujtojmë me endje gjithë karrierën e tij të gazetarisë, sidomos atë të para-viteve 90-të, por edhe në kohët e vështira nën okupim si dhe dritaren e parë informative të sportit të pas luftës në përgjithësi në sportin kosovar.

Do ta kujtojmë me endje sakrificat e tij për ta informuar opinionin rreth aktiviteteve të Prishtinës dhe sportit kosovar në kohët më të vështira. Nuk do ta harrojmë asnjëherë kontributin e tij për avancimin e futbollit dhe sportit në përgjithësi.

Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të tij.

Gazetar Agimi na la, kurse ne do ta ruajmë përherë veprën e tij!

FC Prishtina