Lajme

FC Prishtina shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Simnica

FC Prishtina shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Simnica

Trajneri Emin Simnica ka ndërruar jetë në orarin e tij të punës

Prishtinë, 24 maj, 2017 - Emin Simnica - trajner i disa skuadrave, së fundi trajner në grupmoshën e juniorëve të Ramiz Sadikut ka ndërruar sot jetë para ndeshjes me Llapin, skuadër kjo nga vendi që ai më së shumti ka kontribuar dhe tërë jetën ia ka kushtuar futbollit.

Njohës i futbollit, dashamirë, edhe pse shpesh herë i heshtur, kritik i mirëfilltë i futbollit. Klubi i futbollit Prishtina nuk do ta harroj asnjëherë, ishte spektator i përhershëm i skuadrës sonë.

FC Prishtina shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Simnica.

Qoftë i përhershëm kujtimi.