Lajme

FC Prishtina viziton dhe feston me më të moshuarit (video)

FC Prishtina viziton dhe feston me më të moshuarit (video)

FC Prishtina viziton dhe feston me më të moshuarit

U ndanë dhurata modeste për personat e moshuar dhe pa përkujdesje familjare

Prishtinë, 31 dhjetor 2018 – Në ditën e fundit të ndërrimit të vitit, pa dyshim, dhe fatkeqësisht, më të vetmuarit janë personat e moshuar dhe pa përkujdesje familjare. Andaj, me këtë rast, FC Prishtina ka vizituar sot në shtëpinë e cila përkujdeset për ta, duke iu ofruar sa do pak dashuri dhe për disa çaste të bëjnë të harrojnë vetminë e pa të afërmve të tyre, duke iu dhuruar pak gëzim e pak dhurata simbolike. 

Sidomos moment gazmor ishte interpretimi i disa këngëve nga Afrim Muçiqi. Ishin ato minuta që edhe të vizituarit e edhe vizitorët e në vigjilje të natës më të gjatë, të  bashkë ndjejnë sado pak çaste të lumtura.

Në fund nga ndarja ishin mysafirët më të pikëlluar, por shumë më të vetëdijshëm për tretmanin e më të dashurve tanë të vjetër në moshë e të cilët ata tani ishin më të mrekulluar që megjithatë nuk i harron shoqëria, nuk i harrojmë ne.

Urimi ishte kuptimplotë – të Gëzojmë edhe një Vit tjetër të Ri dhe pas një viti sërish të takoheshim e njëri tjetrin mos ta harrojmë!