Lajme

Ferizaj - Prishtina zhvillohet të shtunën

Ferizaj - Prishtina zhvillohet të shtunën

Më 25 shkurt, nga ora 13.00 - në fushën me bari sintetik të Ferizajt

Prishtinë, 20 shkurt, 2017 - Ferizaj dhe Prishtina do të takohen në kuadër të javës së XVIII të Vala Superligës. Ndeshja do të zhvillohet të shtunën më 25 shkurt nga ora 13.00 në fushën me bari sintetik, rishtazi i ndërtuar.

Prishtina kishte mposhtur Ferizajn në ndeshjen e parë në Kastriot 1:0 me golin e Debatik Currit.