Lajme

Feronikeli – Prishtina, gjykon Gramos Shala nga Peja

Feronikeli – Prishtina, gjykon Gramos Shala nga Peja

Asistojnë Besnik Morina, Kujtim Bajrami e Fatmir Tahiri

Prishtinë, 12 maj, 2017 – Feronikeli dhe Prishtina do të takohen të dielën më 14 maj në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit nga ora 17.00. Është kjo ndeshje e vlefshme e javës së XXXI të Vala Superligës.

Ndeshjen do ta gjykojnë, Gramos Shala nga Peja i ndihmuar nga dy asistentët Besnik Morina e Kujtim Bajrami. Gjyqtar i katërt është Fatmir Tahiri.

Tre javë pa u mbyllur kampionati, Prishtina ka 63 pikë në vendin e dytë, kurse Feronikeli me 61 pikë renditet e katërta.

Në këtë edicion, Prishtina dhe fituesi i dy titujve rresht, Feronikeli, kanë zhvilluar tre ndeshje dhe Prishtina është e pamposhtur, duke e fituar ndeshjen për Superkupë 2:1, kampionale në Drenas 1:0 dhe të dytën kampionale baras pa gola në Kastriot.