Lajme

Finalja e kampionatit zhvillohet në Pejë

Finalja e kampionatit zhvillohet në Pejë

Respekt, falënderim të jashtëzakonshëm të gjithë Pejës

Prishtinë, 17 maj 2018 – Me gjithë rivalitetin e madh ndërmjet dy klubeve, Prishtinës e Besës, nuk ka qytet dhe qytetarë që e kanë pritur ngrohtësisht Prishtinën se sa në këta tre muajt e fundit banorët e Pejës. Kjo do të hyjë në analet e sportit tonë. Adhuruesit tanë do ta vizitojnë edhe një herë, për herë të fundit në këtë edicion qytetin e Pejës dhe presim që adhuruesit tanë do të jenë të dinjitetshëm, me respekt dhe falënderues për mikpritjen pejane.

Ndërsa, FC Prishtina do t’i jetë mirënjohës përjetësisht Komunës së Pejës e në veçanti kryetarit të komunës, z. Gazmend Muhaxheri,  punonjësve të stadiumit që iu kanë gjendur klubit tonë afër në çdo moment si dhe klubit të futbollit Besa, për konakun që na u kanë gjetur në ditët më të vështira.

Ndeshja e javës së fundit përcaktuese për titullin e kampionit ndërmjet Prishtinës dhe Dritës zhvillohet të dielën më 20 maj në stadiumin “Shahin Haxhiislami” të Pejës me fillim nga ora 16:00.

Të gjitha detajet tjera për ndeshje, organizim, do të shpalosen nesër në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp në zyrën e klubit nga do t’ju drejtohen drejtuesit e klubit të futbollit Prishtina dhe të policisë së Kosovës. Konferenca do të mbahet nga ora 13:00.