Lajme

Finalja e Kupës në “Adem Jashari”

Finalja e Kupës në “Adem Jashari”

Në finalen e 27 majit luajnë Prishtina – Vëllaznimi

Prishtinë, 26 prill 2018 – FFK sot ka vendosur datën dhe vendin e saktë të zhvillimit të Finales së Digitalb Kupës së Kosovës. Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Vëllaznimit do të zhvillohet më 27 maj – ditë e diel dhe luhet në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës nga ora 16:00. Do të jetë kjo ndeshja e parafundit e sezonit, Superkupa konsiderohet ndeshja e fundit e cila zhvillohet para fillimit të edicionit 2018/19.

Deri në fund Prishtina i zhvillon edhe pesë ndeshje kampionale, orari i të cilave pothuajse dihet që tani.
Java XXIX: Prishtina – Llapi, e diel 29 prill – ora 16:00.
Java XXX: Feronikeli – Prishtina, e mërkurë 2 maj – ora 16:00.
Java XXXI: Prishtina – Gjilani, e diel 6 maj.
Java XXXII: Liria – Prishtina, e diel 13 maj.
Java XXIII: Prishtina – Drita, e diel, 20 maj.
(Tre javët e fundit, të gjitha ndeshjet zhvillohen në të njëjtën kohë.)