Lajme

Finalja e Kupës: Prishtina – Ballkani 1-0

Finalja e Kupës: Prishtina – Ballkani 1-0

Me golin e Oto John (20’) Prishtina fiton Kupën dhe Evropën

FC Prishtina

Prishtinë, 29 korrik 2020 – Bardhekaltrit kanë vazhduar traditën e trofeve dhe kur ndeshjet gjykohen nga gjyqtarë profesionist, Prishtina as që i diskuton fitoret.

FC Prishtina

Sot Prishtina me meritë të plotë u stolis me trofeun e 7-të Digitalb Kupës së Republikës së Kosovës. Skuadra luajti jashtëzakonisht mençur dhe fortë, ashtu siç iu ka hije futbollistëve që mbrojnë fanellën e Prishtinës.

Të përzgjedhurit e kryetrajnerit Dallku i cili që në vitin e tij të parë stoliset me trofeun e parë, sot dhanë atomin e fundit. Kishte futbollistë me lëndime, kishte futbollistë në gjendjen jo më të mirë fizike, por ata e përballuan dhe në fund me meritë e ngritën lart trofeun.

Oto John

Oto John

Oto John

Përveç golit mjeshtëror të John, më parë bukur e asistoi Miftaraj, sulmuesi nigerian ndali topin me gjoks duke e kaluar mbrojtësin me përvojë Visar Berisha dhe me gjakftohtësi mposhti portierin kundërshtar (20’).

Oto John

Prishtina ka mund të shënoj gola edhe në tre raste tjera, Korenica nga afërsia i vetëm me portës pas pasimit të John gjuajti jashtë (45’+3).

Meriton Korenica

Boshnjaku qëlloi shtyllën nga distancë e madhe e më pastaj Korenica shënoi nga pozita jashtë lojës (75’).

Lorik Boshnjaku

Dhe rastin më të  mirë kishin Thaqi e Hila që nuk ia dolën të gjuanin të vetmuar me portier (78’).

Mysafirët patën tentime vetëm në pjesën e dytë dhe ankesa për një gol të shënuar qartazi nga pozita jashtë lojës (80’).

Sot ishte kryetrajneri Dallku që e “dribloi” trajnerin Munishi dhe pas një humbje e dy barazimeve mposhti rivalët nga Theranda, në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

Armend Dallku

FC Prishtina me 9 gusht e mëson kundërshtarin e parakualifikimeve të UEFA Europa League

FC Prishtina

Finalja e Kupës

Prishtina – Ballkani 1-0 (0-0)

Golashënues: Oto John 20’

Gjyqtarë: Genc Nuza (Pr), Edmond Zeqiri (Pd), Fatlum Berisha (FK), Bujar Selimaj (Pz), Visar Kastrati (Pr), Besfort Kosumi (Pr)

KV: Krasniqi, Thaqi, Curri – A. Maliqi, A. Basha, E. Sinani,  K. Gashi, E. Kuç

Pozita jashtë lojës: Pri 4-4 Blk

Kornerët: Pri 0-7 Blk

Gjuajtjet totale: Pri 7-4 Blk

Gjuajtjet në portë: Pri 5-1 Blk

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 2. Armend Thaqi /c/, 5. Diar Miftaraj (8. Ahmet Haliti – 85’), 28. Leotrim Bekteshi, 23. Leonit Abazi – 7. Lorik Boshnjaku, 20. Qendrim Zyba, 6. Endrit Krasniqi (88. Ardit Hila – 76’) – 10. Meriton Korenica (22. Labinot Ibrahimi – 76’), 15. Gauthier Mankenda (11. Kreshnik Uka – 60’), 77. Oto John. Zëvendësues: Eglant Haxho, Tun Bardhoku, Dhurim Zhuri. Kryetrajner: Armend Dallku.

Ballkani: 1. Armend Ruxhi – 22. Besnik Krasniqi (21. Liridon Fetahaj – 75’), 5. Visar Berisha /c/ (14. Egzon Sinani – 72’), 33. Arbër Prekazi, 3. Arbër Potoku – 8. Kushtrim Gashi, 20. Edvin Kuç, 10. Blend Baftiu, 19. Mirlind Daku, 17. Ermal Krasniqi (16. Artur Magani – 63’), 11. Jetmir Topalli. Kryetrajner: Ismet Munishi.