Lajme

Fisnik Kërçeli përforcon shtabin sportiv

Fisnik Kërçeli përforcon shtabin sportiv

Fisi ishte drejtor sportiv shumë vjeçar i Dritës

Prishtinë, 20 maj 2020 - Fisnik Kërçeli ka ushtuar me vite të tëra postin e drejtorit sportiv në Dritë dhe ishte shpall kampion me skuadrën gjilanase, së fundi këshilltar sportiv i aksionarit të FC Prishtina, Rrahman Haradini dhe avokatit të tij, njëkohësisht delegatit të FC Prishtina në FFK-ë.

Fisniku do të ndihmoj klubin tonë në të gjitha aspektet sportive të saj.

“Kam marr besimin e aksionarit ndër kryesorët në FC Prishtina, biznesmenit nga Zvicra, Rrahman Haridini dhe nga ndërmjetësi i miqve të përbashkët, jam ftuar që t’i ndihmoj klubit më të madh në vend, FC Prishtina. Për këtë i jam mirënjohës dhe falënderues nga i gjithë klubi për mirëpritjen. Besoj shumë që nga përvoja e gjatë e krijuar me Dritën, do të më ndihmojë që në mënyrë sa më profesionale t’i jem klubit të Prishtinës afër për çfarë do gjë sportive drejt arritjes së objektivave madhore që ka klubi”, ka thënë Kërçeli.