Lajme

Fitojnë edhe juniorët edhe kadetët

Fitojnë edhe juniorët edhe kadetët

U19: Prishtina – Ramiz Sadiku 2:0; U17: Gjilani – Prishtina 1:3

Arber Hoxha

Prishtinë, 24 prill, 2017 -  Në fundjavë përshkak motit të keq nuk luajtën gjashtë ekipet e kategorive të reja në kuadër të Lidhjes rajonale të Prishtinës. Por, ndeshje e tyre kampionale zhvilluan juniorët U19 dhe kadetët në Superligë U17.

Të dy këto kategori fituan ndeshjet. Për juniorët e prirë nga trajneri Rabit Ahmetaj është fitore jashtëzakonisht e rëndësishme, edhe pse ishte derbi me Ramiz Sadikun, edhe pse tani është ngushtuar lufta për titull ndërmjet Flamurtarit 43 pikë, Prishtinës e Hajvalisë 42 pikë dhe KEK-ut e 41 (një ndeshje më pak, luan sot me Drenicën në Skenderaj).

Kujtim Fetahu

Por, fitore të vlefshme kanë siguruar edhe të përzgjedhurit e trajnerit, Fadil Berisha, U17 në Gjilan kundër skuadrës homonime – 1:3. Prishtina ka mbetur larg me Trepçën ’89, por shpresa mbetët ende për vendin e parë. Golat në ndeshjen U17 ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës, për bardhekaltrit kanë shënuar, Kujtim Fetahu, Riza Zhdrella dhe Bleon Shaqiri.

Bleon Shaqiri U17

Rezultatet:
Superliga U17:
Gjilani – Prishtina 1:3 (0:2)
Golat për Prishtinë : Kujtim Fetahu, Riza Zhdrella dhe Bleon Shaqiri


Superliga U19:

Prishtina – Ramiz Sadiku 2:0 (0:0)

Golat: Blend Baftiu 53’, Arbër Hoxha 81’

Gjyqtarë: Ilir Mehmeti (Kastriot), Fatmir Sekiraqa e Letrim Mustafa (Pd)

Prishtina: Ardit Nika – Donat Hasani, Liron Azemi (Ferat Syla), Dardan Sekiraqa, Rilind Gerbeshi (Heroid Avdiu) – Granit Jashari, Rigon Kabashi, Blend Baftiu (Kenan Llugaliu), Kastriot Selmani, Arbër Hoxha (Liridon Jashari), Jehon Stublla. Zëvendësues: Laurit Behluli, Leon Gashi. Trajner: Rabit Ahmetaj.

Ramiz Sadiku: Xhemail Beqiri – Besfort Rakovica, Samir Sadriu, Fatbardh Latifi, Kadri Karaqica, Fatlum Azemi (Aulon Raqi), Adhurim Leci, Gentian Selimi (Bardhyl Qunaku), Eris Thaqi (Granit Gashi), Selami Gashi, Ehad Xhoka. Trajner: Emin Simnica.