Lajme

Flamurtari dhe Prishtina takohen të hënën (14h)

Flamurtari dhe Prishtina takohen të hënën (14h)

Do të jetë kjo përballja e 37-të pas luftës

Prishtinë, 7 prill 2018 – Flamurtari dhe Prishtina të hënën më 9 prill në stadiumin e Flamurtarit nga ora 14:00 do të përmbyllin javën e XXVI. Do të jetë ky derbi i 37-të i kryeqendrës pas luftës.

Tre përballjet e këtij edicioni i ka fituar Prishtina, 2:0 për kampionat e 3:2 për Kupë në Flamurtar, ndërsa 3:1 në Drenas.

Dy skuadrat po luftojnë për qëllime krejtësisht të ndryshme, kuqezinjtë për ekzistencë të rreptë ndërsa edhe bardhekaltrit vetëm fitorja e mban në ndjekje të titullit.