Lajme

Flamurtari – Prishtina zhvillohet të shtunën më 26 gusht

Flamurtari – Prishtina zhvillohet të shtunën më 26 gusht

Ndeshja nis nga ora 16:30 në “Xhemajl Ibishi”

Prishtinë, 21 gusht, 2017 – Flamurtari dhe Prishtina takohen në derbin e madh të kryeqendrës në kuadër të javës së dytë të Vala Superligës.

Edhe Flamurtari (Trepça ’89 3:1) edhe Prishtina (Drita 0:1) kanë pësuar humbje në javën e parë.

Rivalët e mëdhenj e kryeqytetit pas vitit 1991, së fundi janë takuar në ndeshjen për Kupë më 26 tetor të vitit 2011 kur bardhekaltrit kishin triumfuar 6:0.

Ndeshja e fundit kampionale para se kuqezinjtë të binin nga Superliga është zhvilluar më 24 prill 2011 – Prishtina kishte fituar 1:0.

Prishtina dhe Flamurtari janë takuar pas luftës në 33 ndeshje zyrtare dhe kuqezinjtë kanë vetëm 6 fitore (5 në fushën e vetë), 9 barazime (7 në fushën tyre) dhe 18 fitore të bardhekaltërve. Flamurtari s’ka fituar asnjëherë me mbi 1 gol epërsi, kurse Prishtina përveç fitores së lartcekur për Kupë, ka edhe fitore prej 5:0 dhe 2:5.