Lajme

Flasin talentet e klubit

Flasin talentet e klubit

Bleon Sekiraqa, Blend Baftiu, Kastriot Selmani. Për Donat Hasanaj flet Lindemann

Donat Hasanaj

Lara/Antalya, 9 shkurt, 2017 - 16 vjeç, 18 vjeç, 17 vjeç...të tre këta të rinj në përgatitje me Prishtinën, me emra të mëdhenj, Dallku, Curri, Januzi….dhe kuptohet, përshtypjet e tyre janë të jashtëzakonshme. Dy nga ta, Sekiraqa e Selmani, nga Shkolla e futbollit, Baftiu nga Ramiz Sadiku, dikush e kishte paramenduar, por të tre vetëm kanë mundur të ëndërrojnë që me këtë moshë të konkurrojnë për titullar të FC Prishtina. Flasin vetë ata,...ndërkohë, gjatë bisedës me ta inkuadrohet edhe kryetrajneri Lindemann, dhe donë edhe ai të përmend një futbollist tjetër të ri të talentuar, Donat Hasanaj.
“Nuk më linte aq përshtypje në Prishtinë, ishte i lënduar. Dhe, tani e kuptoj se ia kemi qëlluar që e kemi marrë me vete. Djalë i fortë e me zemër të madhe. Pas gjashtë muajsh dhe pas shtimit të nevojshëm të peshës, me karakterin që ka, luftën që bënë, ai do të jetë e ardhmja e padiskutueshme e Prishtinës”, thotë Lindemann, dhe krejt kjo përshtypje vije pasi që Hasanaj asnjëherë nuk thotë jo, ku do që do ta vendosësh në fushë, në çfarë do pozicioni, ai sakrifikon e lufton si një futbollist i vërtetë i dal nga Shkolla e futbollit, FC Prishtina.

Bleon Sekiraqa

Bleon Sekiraqa: Falënderoj trajnerët për besimin e dhënë

“Normal që gjithmonë kam ëndërruar të luaj për ekipin e parë të Prishtinës, por nuk e kam pritur realisht që do të ndodh kaq shpejtë dhe kaq i ri. Për mua është privilegj i madh dhe për këtë i falënderohem të gjithë trajnerëve që kanë punuar e kanë pasur besim në mua dhe më kanë dhënë mundësinë të jem në ekipin e parë. Pra po ndihem shumë mirë dhe edhe me ekip jemi përshtatur shumë mirë. Jo, frikë nuk ndjej, por normalisht, ndeshje pas ndeshje po çlirohem më shumë dhe nga çdo ndeshje që do të paraqitem pres të fitoj besim edhe më shumë që të luaj lojën time. Pres të vazhdoj të punoj shumë ashtu siç jemi duke punuar. Duhet pranuar që për moshën time përgatitjet kanë qenë shumë intensive, por jam shumë i kënaqur që ia kam arritur t’i përballoj. Po, jam mërzitur pak për familje, por profesionalizmi i ka këto dhe do t’i kompensoj me kohë”, ka thënë sulmuesi i krahut, talenti 16-vjeçar, Bleon Sekiraqa.   

Bleon Sekiraqa


Blend Baftiu

Blend Baftiu: Shpresoj të ndihmoj ekipin edhe më shumë

“Mirë jam dhe mirë po kaloj. Puna po shkon secilën herë e më mirë dhe unë po vazhdoj përshtatjen me ekipin në të cilin jemi duke u bërë një grup i mirë dhe vetëm shpresoj të vazhdoj kështu. Kam luajtur si fëmijë kundër Prishtinës dhe ndoshta nuk e kam menduar se një ditë do të jem pjesë e Prishtinës, por për këtë ekzistojnë befasitë.  Jam shumë i kënaqur që tani jam pjesë e Prishtinës - hap i madh ky në karrierën time dhe pres të vazhdoj tutje me klubin më të madh në vend, Prishtinën e cila po na ofron mundësi të mira. Ardhja këtu në Antalya nuk është punë e vogël e sidomos ndeshja me disa ekipe të mira t cilat na ndihmojnë shumë, sidomos neve të rinjve. Kjo na ndihmon të shohim nivelin, ne mundëson të shohim se teknikisht jemi mirë të përgatitur, por për tjerat mesiguri na duhet edhe kohë e gjatë e punë e mundimshme, profesionalizëm e sidomos këso lojë të forta. Po ashtu edhe në aspektin personal jam duke punuar shumë mirë, e kam parë se çfarë më ka munguar, se çfarë duhet bërë dhe me punën e angazhimin tim shpresoj ta bind trajnerin që të luaj më shumë e t’i ndihmoj ekipit rreth qëllimit të saj”, ka thënë mesfushori ofensiv, talenti i ri 18 vjeçar, Blend Baftiu.

Kastriot Selmani

Kastriot Selmani: Mezi po e pres rastin t’i ndihmoj skuadrës së zemrës

“Nuk kam mundur ta paramendoj, por ta ëndërroj të konkurroj për ekipin e parë të klubit të zemrës Prishtinës, patjetër që kam ëndërruar. Por, duhet ende shumë punë ta jetësoj plotësisht ëndrrën. Është hap i madh për një grup të rinjsh të talentuar që jemi, është shumë më rëndësi për ne që jemi bashkë me emra të mëdhenj që ka skuadra jonë. Pra, jam shumë i kënaqur dhe po e shijoj këtë mundësi maksimalisht që jam pjesë e një grupi të futbollistëve të shkëlqyer. Të vjetrit e skuadrës më në krye Dallkun na kanë pritur shumë mirë dhe na kanë përkrahur gjatë gjithë kohës dhe duke na ndihmuar sikur kur i kemi paraqitur dobësitë e po ashtu edhe gjërat tona të mira dhe kemi mësuar shumë nga ta. Normalisht, pres të jap maksimumin tek juniorët, por jam i etur dhe e pres çdo moment ftese për ekipin e parë, sepse unë po ndjehem i gatshëm që mund të jap gjithçka për skuadrën, pra mesi po e pres rastin”, ka thënë 17-vjeçari i talentuar, gjysmësulmuesi, Kastriot Selmani.


Avni Durmish
i