Lajme

Fletë kryetrajneri Thaqi: Prurje cilësore

Fletë kryetrajneri Thaqi: Prurje cilësore

Ka largime dhe do të ketë edhe tjera sipas përforcimeve

Prishtinë, 17 korrik, 2017 - Pas disa largimeve nga ekipi i Prishtinës e që nuk janë përfundimtare dhe të cilat varen edhe nga prurjet cilësore, Arsim Thaqi, kryetrajneri i skuadrës ka deklaruar:

“Deri tani janë larguan disa lojtarë, si me kontrata po ashtu edhe pa kontrata. Këto nuk janë largime klasike, sepse të gjithë janë futbollistë të mirë, por me prurjet e reja cilësore në skuadër do të ishte e padenjë për shumicën nga ta të qëndrojnë në stol. Po ashtu, për futbollistët që kanë kontrata mund të huazohen dhe të mbesin ende futbollistë të Prishtinës, por të qëndrojnë në skuadër dhe mos të kenë mundësi të luajnë do të ishte stagnim i madh për ta dhe këtë nuk ua dëshiroj. Po ashtu, asgjë e sigurt nuk është as me futbollistët e mbetur, sepse deri në përfundim të afatit kalimtar dhe varësisht nga përformanca e tyre në seanca stërvitore do të ketë edhe largime tjera të cilat do të zëvendësohen me futbollistë cilësor, kryesisht nga jashtë vendit. Është momenti të mendojmë për ndeshje ndërkombëtare dhe për to jemi bindur që duhen lojtarë cilësor që mund të bartin barrën në garat evropiane. Pra, te Prishtina do të ketë prurje që do të rrisin nivelin dhe cilësinë e futbollit të Kosovës”, ka thënë Thaqi.

“Unë dhe FC Prishtina i falënderoj për bashkëpunim dhe për kontributin të gjithë futbollistët që s’do të jenë më pjesë e Prishtinës”, ka mbyllur kryetrajneri, Arsim Thaqi.