Lajme

Flet Lorik Boshnjaku

Flet Lorik Boshnjaku

Tre ndeshjet e pranverës dhe ndeshja me Llapin

Lorik Boshnjaku

Prishtinë, 27 shkurt 2019 – Prishtina pas 19-javësh pozicionohet e dyta me 43 pikë, dy më pak se Feronikeli me 45 dhe 5 më shumë se Llapi në vend të tretë me 38-të. Dueli me Llapin në Podujevë përcakton shumëçka, por jo gjithçka, sepse do të mbesin edhe 13 ndeshje tjera.

Ndërsa para meçit të së shtunës dhe për tre duelet e fillimit të pranverës, fletë mesfushori prishtinas, Lorik Boshnjaku. 23-vjeçari, këtë edicion ka pasur 19 paraqitje në të gjitha garat me 2 gola e 1 asistim të realizuar. Boshnjaku është pjesë e Prishtinës tani e 5 vite, nga edicioni pranveror i sezonit 2014-2015 duke qenë ndër lojtarët më jetëgjatë me fanellën bardhekaltër duke u paraqitur në të gjitha garat zyrtare në 108 ndeshje (4 gola e 3 asistime).


Vlerësimi i tre ndeshjeve të para të pranverës…

Boshnjaku: “Në ndeshjen e parë për Kupë me Trepçën ’89, megjithëse vlerësoj që kemi luajtur mirë, kemi pasur shumë raste të pashfrytëzuara dhe na ka sanksionuar mungesa e fatit, si për 120 minuta ndeshje, po ashtu besoj edhe në ekzekutimin e penalltive. Ndërsa, për ndeshjen me Flamurtarin nuk kam çfarë flas shumë, përshkak se nuk kemi qenë në ditën më të mirë e ndoshta edhe motivi i lojtarëve ka qenë i dobët, por krejt kjo u harrua në fitoren me Lirinë ku besojmë tani më e kemi marrë veten dhe jemi kthyer aty ku duhet të jemi. 

Ndeshja e ardhshme me Llapin…

Boshnjaku: “Me Llapin duhet fokusim maksimalisht. Është skuadër e fortë dhe pretendente. Por, çdo rezultat tjetër i tyre përveç fitores i eliminon nga gara, sepse mbetën shumë larg. Po ashtu mbase në pozitë të njëjtë jemi edhe ne, na duhet fitorja me patjetër që të mbesim në garë me Feronikelin. Ne shkojmë që ta fitojmë ndeshjen, shpresoj të na ecën ashtu siç e kemi planifikuar, siç është më së miri ashtu siç e përgatisim ndeshjen paraprakisht. Normalisht, e theksova, çdo rezultat tjetër përveç fitores do të na prishte punë, megjithëse kampionati është shumë i gjatë. Por, shpresoj shumë që me fitoren atje do të prisnim pastaj të qetë për të parë kush është më mirë në përballjen me Feronikelin”.

Atmosfera në ekip…

Boshnjaku: “Fillimi i pranverës ishte paksa keq, me disa probleme të ndryshme e që tani, sidomos pas ndeshjes me Lirinë kanë përfunduar dhe jemi në gjendjen më optimale të dëshirueshme . Po shihet dëshirë dhe motiv më i lartë i gjithsecilit lojtarë, çka besoj do të na kryej shumë punë në dy ndeshjet derbi në vazhdim”.