Lajme

Ftohen pesë futbollistë të Prishtinës në Përfaqësuesen e Kosovës

Ftohen pesë futbollistë të Prishtinës në Përfaqësuesen e Kosovës

Visar Bekaj, Ardit Nika, Agon Xhaka, Blend Baftiu dhe Arbër Hoxha

Prishtinë, 29 maj, 2017 - Përfaqësuesja e Kosovës U21, më 12 qershor takohet në ndeshje kualifikuese me Norvegjinë. Seleksionuesi i Kosovës U21, Rafet Prekazi, ka ftuar pesë futbollistë të skuadrës së Prishtinës. Të ftuar janë dy portierët, Visar Bekaj e Ardit Nika, mbrojtësi Agon Xhaka dhe dy mesfushorët ofensivë apo gjysmësulmuesit, Arbër Hoxha e Blend Baftiu. Futbollistët do të jenë të grumbulluar nga data 30 maj.