Lajme

Fusha e 2 Korrikut sërish do të jetë shtëpia e Prishtinës

Fusha e 2 Korrikut sërish do të jetë shtëpia e Prishtinës

Sot nga ora 18:00 fillon seanca stërvitore

Prishtinë, 11 qershor 2018 – Pas dy javësh pushim, skuadra sot nis punën me fazën përgatitore për garat evropiane. Nga ora 18:00, fusha e 2 Korrikut sërish do të jetë shtëpia e Prishtinës. Ditët e para skuadra do të përgatitet në kryeqendër pastaj do të udhëtoj jashtë kryeqytetit e më vonë do të ketë edhe ndeshje kontrolluese para ndeshjeve preliminare të Evropa Ligës (28 qershor dhe 5 korrik) shorti i të cilës hedhet nesër nga ora 12:00.