Lajme

Futbollistët nga Shqipëria mirënjohës

Futbollistët nga Shqipëria mirënjohës

Falënderojnë Kosovën dhe “Plisat”

Prishtinë, 28 nëntor 2019 – Sot u zhvillua ndeshja e 1/16 së Kupës ndërmjet Prishtinës dhe Minatorit të Magurës (4:0). Para ndeshjes, 3 përfaqësuesit e skuadrës nga Shqipëria, trajneri Artan Luzi, mesfushori Ardit Hila dhe portieri Eglant Haxho, duke shpalosur pano, kanë falënderuar Kosovën dhe “Plisat” për mbështetjen e madhe dhënë të prekurve nga tërmeti.

Me këtë rast, FC Prishtina uron 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë duke shpresuar që gjithmonë do të mbesim një.