Lajme

Gjashtë ndeshje për tetëmbëdhjetë ditë!

Gjashtë ndeshje për tetëmbëdhjetë ditë!

Orari i të gjitha ndeshjeve

Prishtinë, 22 tetor 2018 - Prishtina duhet të përballoj orarin abnormal të ndeshjeve të ngjeshura, e që nuk ndodh as në kampionatet më të forta ndërkombëtare. Këtë orar e ka ngarkuar sidomos ndeshja për Superkupë Kosovë - Diasporë dhe ajo e mbetur me Feronikelin dhe shpejtësia me të cilin organizatorët e kampionatit duan t’i ikin kushteve atmosferike të dimrit. Kjo nuk do të jetë e tëra, pasi që në muajin nëntor pas javës së XV, është e caktuar edhe java e XVI (me Feriazjn, që zhvillohet pas pushimit të Përfaqësueseve), ndërsa në dhjetor do të luhet edhe java e XVII kundër Dritës me 1/2 dhjetor dhe sipas kushteve të motit 1/16 e Kupës së Kosovës më 9 dhjetor (1/32 zhvillohet më 28 nëntor, ndeshen skuadrat e Ligës së dytë dhe të parë).

Superkupa e Diasporës: Prishtina - B. Gërvalla, e enjte, 25 tetor, 13:00h

Java XII: Gjilani - Prishtina, e shtunë 27 tetor, 13:45h

Java XIII: Prishtina - Trepça ‘89, e mërkurë 31 tetor (luhet në mbrëmje, ora caktohet më vonë)

Java XIV: Drenica - Prishtina, e shtunë 3 nëntor, 13:30h

Java X (e mbetur): Feronikeli - Prishtina, 7 nëntor

Java XV: Prishtina - Ballkani 11/12 nëntor.

Java XVI: Ferizaj - Prishtina 24/25 nëntor.

Java XVII: Prishtina - Drita 1/2 dhjetor.

1/16 e Kupës: 9 dhjetor.