Lajme

Gjilani – Prishtina, statistikat

Gjilani – Prishtina, statistikat

Vetëm një fitore kampionale e Gjilanit

Prishtinë, 7 korrik 2020 – Kanë mbetur edhe pesë ndeshje kampionale deri në fundin e sezonit. Nga pesë ndeshje, Prishtina ka edhe tre udhëtime duke u nisur nga dita e nesërme me skuadrën e 4-të të klasifikimit, Gjilanin me 55 pikë, tre më pak se Prishtina në vendin e dytë.

Përndryshe, nuk ka asnjë skuadër të madhe vendore që Prishtina ka bilanc më pozitiv se me Gjilanin. Skuadra e Gjilanit nga viti 1999 i ka vetëm tre fitore, por vetëm një kampionale, një ka për Kupë dhe një për Superkupë. Fitoren e vetme kampionale e ka shënuar më 26 nëntor të vitit 2016, 1:0.

Prishtina nga ajo humbje ka arritur 7 fitore (2 në Gjilan) dhe 2 barazime më 2017 e 2019 në Gjilan, të dyja pa gola, 0:0.

Nga 44 përballje zyrtare, bardhekaltrit kanë 28 fitore, 13 barazime dhe 3 humbje me goldallim +45, 73:28. Ndërsa nga 36 ndeshjet vetëm kampionale, Prishtina ka arritur 24 fitore, 11 barazime dhe vetëm 1 humbje me goldallim + 41, 58:17.

Nga 17 ndeshjet kampionale të zhvilluara në Gjilan, Prishtina ka fituar 7 ndeshje, 9 barazime dhe 1 fitore e Gjilanit me goldallim +9 për Prishtinën, 16:7.