Lajme

Gjithçka gati për Norrkoping

Gjithçka gati për Norrkoping

Ndeshja fillon nga ora 20:00 - tragnsmeton tokësor e satelitor RTK

Linkoping/Norrkoping, 28 qershor, 2017 - Pas arritjes në mëngjes në Linkoping dhe pushimit të pasdites, skuadra në mbrëmje ka mbajtur seancën stërvitore.

Së pari nga ora 19:30 u mbajt konferenca për shtyp ku mysafir ishin kryetrajneri Arsim Thaqi e kapiteni Armend Dallku.

Ndërsa, nga ora 20:00 skuadra mbajti seancë stërvitore përgjatë një ore.

Ndërkohë, kryesia e Prishtinës e prirë nga kryetari Remzi Ejupi, nënkryetari Ahmed Kurtolli dhe anëtarët e bordit, Afrim Muçiqi e Fikret Maqastena u pritën në darkë pune nga udhëheqja e klubit nikoqir Norrkoping meqë rast u ndanë edhe dhurata modeste për skuadrën mysafire nga Prishtina.

Duhet theksuar se skuadra vendase nuk do t’i hap tribunat ku nuk ka karrige, sikurse ajo prapa golave e shikuesve vendas dhe një pjesë e tribunës mysafire, megjithatë tifozët e Prishtinës do të vendosen në pjesën me karrige të vendosura dhe siç vërehet është interesim i madh i diasporës sonë në Suedi.

Skuadra është e motivuar maksimalisht dhe në fushë do të rreshtohet sikurse deri më tani në ndeshjet kampionale 4-3-3, por formacioni titullar do të bëhet i ditur nesër gjatë ditës.

Ndeshja do të fillojë nga ora 20:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt nga Radio Televizioni i Kosovës në tokësor dhe satelitor.