Lajme

Gjyqtarët e FIFA-s gjykojnë derbin

Gjyqtarët e FIFA-s gjykojnë derbin

Prishtina – Liria i besohet Nuzës, Berishës e Selimajt

Prishtinë, 7 shtator, 2017 – Më në fund rikthehet derbi i moçëm i madh ndërmjet bardhekaltërve dhe bardhezinjve. Ka kohë që këto dy skuadrat nuk kanë pasur rivalitet më të barabartë se sa tani dhe mesiguri e tërë vëmendja e opinionit futbolldashës do të jetë të shtunën në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit. Andaj edhe Komisioni për delegimin e gjyqtarëve gjykimin e ndeshjes ia ka besuar tre gjyqtarëve të FIFA-s edhe pse vijnë nga kryeqendra dhe Prizreni.

Pra, ndeshjen që nis të shtunën nga ora 16:30 do ta gjykojnë Genc Nuza nga Prishtina (kryesor) i asistuar nga Fatlum Berisha (Fushë Kosovë) e Bujar Selimaj (Prizren). Gjyqtar i katërt është Leutrim Mustafa (Podujevë).