Lajme

Gjyqtarët e FIFA-s gjykojnë derbin

Gjyqtarët e FIFA-s gjykojnë derbin

Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj e Visar Kastrati

Prishtinë, 24 gusht, 2017 – Ndeshjen derbi të kryeqytetit ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës do të gjykojnë katërshja e FIFA-s.

Gjyqtar kryesor është Genc Nuza nga Prishtina, i ndihmuar nga Fatlum Berisha nga Fushë Kosova e Bujar Selimaj nga Prizreni dhe i katërti Visar Kastrati.

Derbi zhvillohet të shtunën më 26 gusht në stadiumin e Flamurtarit, rruga “Xhemajl Ibishi” dhe nis nga ora 16:30, ndërsa transmetohet nga Supersport Kosova.