Lajme

Gjysmëfinalja e Kupës: Prishtina – Drenica

Gjysmëfinalja e Kupës: Prishtina – Drenica

Ndeshja e parë më 8 prill, kthyesja më 22 prill

Prishtinë, 18 shkurt 2020 – Sot në ambientet e FFK-së në prezencën e zyrtarëve të skuadrave, është hedhur shorti i gjysmëfinales së Digitalb Kupës së Kosovës.

Prishtina do të ndeshet me Drenicën, ndërsa çifti tjetër gjysmëfinale është Ballkani – Feronikeli.

Ky raund zhvillohet me dy ndeshje, vajtje-ardhje, dhe ndeshjet e para zhvillohen më 8 prill, kurse kthyesja më 22 prill.

Drenica dhe Prishtina ndeshen edhe këtë javë, konkretisht të shtunën më 22 shkurt nga ora 13:00 në kuadër të javës së 19-të.