Lajme

Gjysmëfinalja e Kupës: Prishtina – Drenica

Gjysmëfinalja e Kupës: Prishtina – Drenica

Më në fund pas afër tre muajsh rifillon futbolli

Prishtinë, 1 qershor 2020 – Me ndeshjen gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, rifillon sërish futbolli.

Është kjo ndeshja e parë e gjysmëfinales dhe ku Prishtina konsiderohet favorit. Por, sa ka lënë pasoja pauza e gjatë, se sa ia kanë dal të përgatiten skuadrat në këtë periudhë, mbetët të shihet nesër në fushën e blertë të “Fadil Vokrrit” nga ora 18:00.

Prishtina dhe Drenica në këtë edicion janë takuar në dy ndeshje kampionale, 0:0 në Prishtinë dhe 3:1 fituan bardhekaltrit në “Bajram Aliu” të Skënderajt.

Prishtina dhe Drenica nga viti 2000 kur “kuqezinjtë” u inkuadruan në Superligë janë ndeshur plot 54 herë dhe me bilanc pozitiv për Prishtinën me 27 fitore, 11 barazime dhe 16 fitore për drenicasit. Prishtina na goldallimin +30, 80:50.

Prishtina në 6 ndeshjet e fundit përball Drenicës ka fituar pesë ndeshje me goldallim, 7:2.

Prishtina dhe Drenica deri më tanë në kuadër të Kupës është ndeshur dy herë me Drenicën dhe që të dyja i ka fituar vetëm pas ekzekutimit të penalltive, në finale të Kupës më 2006 dhe në edicionin e kaluar në të gjashtëmbëdhjetën e finales në Skenderaj.

Prishtina pritet të ketë tre mungesa në ndeshjen e nesërme, por megjithatë pritet të shihet nga seanca e fundit e sotme për ndonjë rikuperim të mundshëm.

Gjysmëfinalja e Digitalb Kupës – ndeshja e parë

Prishtina – Drenica

E martë, 2 qershor – ora: 18.00

Gjyqtarë: Genc Nuza (Pr), Fatlum Berisha (Fk), Bujar Selimaj (Pz) - Mervan Bejtullahu (Gjl)

Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë

Pa praninë e tifozëve, por me transmetim të drejtpërdrejt nga Supersport Kosova

Armend Thaqi

A. Thaqi: Ndeshje e vështirë, por ne e duam finalën

“Po fillojmë sërish pas një pauze jo të dëshiruar nga të gjithë ne futbollistët, mirëpo u përballëm me pandemi globale duke shpresuar se tani më e kemi tejkaluar. I kthehemi ndeshjes së parë kundër një kundërshtari të vështirë siç është Drenica. Tradicionalisht vuajmë kundër Drenicës, sepse kanë ekip të mirë dhe lojë të rrjedhshme tani e disa vite rresht. Mirëpo, ne nuk kemi rrugë tjetër, të hyjmë në ndeshje për ta mposhtur lojën e tyre dhe të arrijmë rezultat sa më pozitiv për ndeshjen e kthimit. Të gjithë e din synimin tonë që të arrijmë finalen me çka besoj se do t’i afroheshim shumë garave ndërkombëtare, pra nëse vije puna edhe nëpërmjet Kupës”, ka thënë kapiteni, Armend Thaqi.