Lajme

Gjysmëfinalja e Kupës: Vushtrria – Prishtina

Gjysmëfinalja e Kupës: Vushtrria – Prishtina

Prishtina udhëton te rivalët me një gol epërsi

Prishtinë, 17 prill 2018 – Bardhekaltrit kanë fituar takimin e parë të zhvilluar para dy javësh në Pejë me rezultat minimal 1:0 me golin e shënuar nga Khalid (19’).


Prishtina nesër e zhvillon ndeshjen për finalen e 9-të Kupës nga viti 1991. Rezultatin 1:0 nga ndeshja e parë e ka në favor, ndërsa më shumë se 90 minuta apo edhe në penallti mund të shkohet vetëm nëse vendasit e mbyllin me epërsinë e njëjtë sikurse Prishtina në Pejë.

Përndryshe, përballja me Vushtrrinë njihet edhe si “derbi tifozerik”, sepse për nga rivaliteti vushtrriasit përveç një titulli të kampioni nuk kanë pas suksese tjera, por rivaliteti i madh ndërmjet dy tifozerive ka bërë që edhe ndeshjet të jenë me përballje të forta.

Megjithatë, nuk ka rival që Prishtina ka suksese më shumë se sa kundër vushtrriasve.

Nga 32 përballjet e pasluftës, Prishtina i ka 22 fitore me 7 barazime dhe vetëm 3 humbje (duke e mos llogaritur ndeshjen ku Prishtina s’kishte udhëtuar) – të gjitha këto me rezultat minimal 1:0 në Vushtrri. Në fakt, Vushtrria vetëm një herë i ka shënuar Prishtinës më shumë se 1 gol në ndeshjen e fundit kampionale sa ishte në Superligë në humbjen 2:3. Pra, Vushtrria mesataren e shënimit të golave kundër kryeqendrave e ka më pak se gjysmë goli për ndeshje (0.4), ndërsa Prishtina e ka pak më shumë se 1 gol për ndeshje (1.2).

Prishtina në stinorin pranveror ka pësuar veç 1 humbje dhe 3 barazime duke i fituar 8 tjera.

Prishtina në këtë përballje i ka dy mungesa, kapiteni Dallku përshkak kartonëve dhe Mazrekaj i lënduar.

Gjysmëfinalja e Digitalb Kupës, ndeshja e dytë:

Vushtrria – Prishtina (0:1)

E mërkurë, 18 prill – ora 15:00

Gjyqtarë: Gramos Shala (Pe), Jakup Musolli e Edmond Zeqiri (Pd) – Fatmir Tahiri (Mt)

Stadiumi: “Ferki Aliu”, Vushtrri

M. Josa: Do të shkojmë për të shënuar dhe kualifikuar

“Ndeshje e vështirë. Nivelet, diferencat janë shumë të vogla. Duhet të shohim mënyrën se si do të menaxhojmë takimin. Ne do të shkojmë se s’bënë pa shënuar atje. Kështu që fushë e nxehtë Vushtrria, është shumë mirë që është fushë e nxehtë, sepse fundi i fundit përkrahin skuadrën e tyre, por ne do të shkojmë për t’u kualifikuar.   

A. Januzi: Respekt kundërshtarit – synimi ynë finalja e Kupës

“Në Vushtrri shkojmë me avantazh, sepse e kemi fituar ndeshjen e parë ku edhe pse kemi epërsinë 1:0, atje për ne fillon 0:0. Se jemi atje nuk i frikësohemi askujt, kemi me shkuar të japim maksimumin, duke e respektuar maksimalisht kundërshtarin, çfarë do lloji qoftë ai. Por, ne kemi synimin e vetëm, kualifikimin në finalen e Kupës. 

Statistikat:

Përballjet pas luftës:

1999/00:
Prishtina – Kosova (V) 1:0 (0:0) Ali Osmani 65’
Kosova (V) - Prishtina 1:1 (0:1) Bekim Behrami 70’ – Sheremet Isufi 19’

2000/01:
Kosova (V) - Prishtina 0:1 (0:0) Malsor Gjonbalaj 60’
Kupa 1/16 Prishtina – Kosova (V) 3:1 (1:0) Bashkim Patoku 6’, Jeton Qubreli 81’, Enver Prapashtica 84’ – Veton Munishi 53’
Prishtina – Kosova (V) 1:0 (1:0) Burim Berisha 8’

2001/02:
Kosova (V) - Prishtina 1:0 (0:0) Veton Munishi 70’
Prishtina – Kosova (V) 2:0 (1:0) Altin Xhahysa 42’, Burim Berisha 55’

2002/03:
Kosova (V) - Prishtina 0:3 (0:0) Xhevdet Llumnica 75’, Artan Krasniqi 88’, Driton Luli 89’
Prishtina – Kosova (V) 2:0 (1:0) Sheremet Isufi 45’, Besnik Kollari 58’

2003/04:
Prishtina – Kosova (V) 2:1 (2:0) Artan Krasniqi 2’, Fitim Krusha 6’ – Naim Hyseni 83’
Kosova (V) - Prishtina 1:2 (0:0) Besim Hyseni 78’ – Muhamet Dragusha 67’, Uliks Emra 69’

2006/07:
Kosova (V) - Prishtina 1:1 (1:0) Bekim Musliu 43’ – Artan Krasniqi 57’
Prishtina – Kosova (V) 2:0 (1:0) Valon Bajgora 43’, Uliks Emra 88’

2007/08:
Prishtina – Kosova (V) 2:1 (1:1) Visar Berisha 29’, Mervan Hoxha 69’ – Tahir Ademi 28’
Kosova (V) - Prishtina 1:0 (0:0) Muhamet Dragusha 80’

2008/09:
Kosova (V) - Prishtina 0:0
Prishtina – Kosova (V) 2:0 (1:0) Suad Saliagiq 10’, Behar Maliqi 53’

2009/10:
Prishtina – Kosova (V) 1:0 (1:0) Astrit Fazliu 17’
Kosova (V) - Prishtina 0:0
Prishtina – Kosova (V) 1:0 (0:0) Suad Saliagiq 70’

2012/13:
Llamkos Kosova - Prishtina 0:0
Prishtina – Llamkos Kosova 2:1 (0:0) Mentor Mazrekaj 57’, Besnik Krasniqi 72’ – Faruk Statovci 60’
Llamkos Kosova – Prishtina 0:1 (0:0) Florim Bërbatovci 70’

2013/14:
Prishtina – Llamkos Kosova 1:0 (1:0) Berat Hyseni 43’
Llamkos Kosova – Prishtina 0:1 (0:1) Liridon Latifi 23’
Llamkos Kosova – Prishtina 3:0 rezultar zyrtar Prishtina nuk udhëtoi

2014/15:
Llamkos Kosova – Prishtina 1:0 (1:0) Bashkim Shala 27’
Prishtina – Llamkos Kosova 0:0
Kosova (V) – Prishtina 0:1 (0:1) Labinot Osmani 33’

2015/16:
Prishtina – Vushtrria 1:0 (0:0) Shend Kelmendi 66’
Vushtrria – Prishtina 1:1 (0:0) Besart Veseli 68’ – Shend Kelmendi 83’
Vushtrria – Prishtina 2:3 (0:1) Daut Maxhuni 78’, Granit Halili 83’ – Labinot Osmani 24’, 64’, Kreshnik Lushtaku 67’ Kupa ½: Prishtina – Vushtrria 1:0 (1:0) Basit Abdul Khalid 19’