Lajme

Hedhet shorti i Digitalb Kupës

Hedhet shorti i Digitalb Kupës

Prishtina takohet me Minatorin e Magurës

Prishtinë, 18 nëntor 2019 – Sot në ambientet e Federatës në praninë e përfaqësuesve të klubeve është bërë hedhja e shortit të Rrethit të dytë apo 1/16 së finales së Kupës së Kosovës.

Me pjesëmarrjen e 4 skuadrave nga Liga e dytë, 16 të Ligës së parë dhe 12 skuadrave të Superligës, pas shortit, Prishtina mësoi kundërshtarin e saj që vije nga Liga e dytë e prirë nga trajneri, ish-futbollisti i njohur, Faruk Statovci, Minatori nga Magura.

Skuadra e Minatorit pozicionet e 4-ta në klasifikimin e Ligës së dytë me 27 pikë të tubuara, vetëm 2 më pak se vendi i parë. Skuadra e Statovcit nga 13 ndeshje ka arritur 8 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje, ndërsa në 1/32 e finales së Kupës ka mposhtur Sharrin e Hanit të Elezit me rezultat të thellë 11:1. Skuadra nga Magura nuk ka pësuar humbje që nga java e 3-të apo me ndeshjen për Kupë janë 11 ndeshje rresht pa humbje.

Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme me 27 nëntor dhe ka gjasa reale të zhvendoset në “Fadil Vokrri”, megjithatë kjo do të vendoset më vonë.

Të gjitha përballjet e 1/16 së finales së Kupës:

Minatori - Prishtina
2 Korriku - Istogu
Dukagjini - Besa
Vëllaznimi - Ferizaj
Arbëria - Onix
Vitia - Ramiz Sadiku
Ulpiana - Liria
Malisheva - Gjilani
Feronikeli - Llapi
Dardana - Vllaznia (P)
Ballkani - Drita
Dardanët - Trepça ‘89
Flamurtari - Vushtrria
Drenica - Fushë Kosova
Trepça - Drenasi
A&N - KEK-u