Lajme

Hedhet shorti i raundit të dytë UEL

Hedhet shorti i raundit të dytë UEL

Fola Esch (Luksemburg) - fituesi i ndeshjes Europa/Prishtina

Prishtinë, 20 qershor 2018 – Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i raundit të parë të UEFA Evropa Ligës dhe fituesi i ndeshjes Europa/Prishtina kanë nxjerrë skuadrën më të lehtë në letër, CS Fola Esch nga Luksemburgu skuadër kjo që megjithatë ka paraqitje dinjitoze në Evropë, sidomos vitin e kaluar në UEFA Ligë kanë kapërcyer dy raunde duke eliminua Milsamin e Moldavisë dhe Inter Bakun e Azerbajxhanit, ndërsa me dy humbje minimale ishin eliminuar nga Ostersund e Suedisë.
Sidoqoftë, Prishtina së pari po përgatitet maksimalisht për skuadrën nga Gjibraltari megjithë problemet me tre lojtarë, Thaqi, Bekteshi e Mustafa të cilët çuditërisht për vetëm dy ditë kontratë nga dita e lojës nuk i japin fletëleshimet.

Suksesi i Prishtinës dhe i Dritës do të sillte automatikisht skuadrën e tretë në Evropë dhe imagjinoni sikur Trepça ’89 ose Gjilani të përfundojnë edicionin e ardhshëm në pozitat e skuadrave të treta pjesëmarrëse!!!