Lajme

Hoti: “Erdha te një ekip që ka grup fantastik lojtarësh”

Hoti: “Erdha te një ekip që ka grup fantastik lojtarësh”

Shumë herë i kërkuar nga FC Prishtina, vetëm 1 vit me 2 Korrikun e 6 muaj me Teutën, 7 vite rresht me Feronikelin - skuadër kjo e cila u bë e madhe me sukseset e njëpasnjëshme të futbollistit të tyre më besnik, Mendurim Hoti, me 3 tituj kampioni, 2 kupa dhe 3 superkupa.

25 vjeç, i lindur në Malishevë më 23.02.1996, ndër sulmuesit më të mirë të majtë në vend, ka shënuar 7 gola në sezonin e fundit. 

“S’kam pasur asnjë dilemë që më në fund të vendos të i përgjigjësha Prishtinës. Kam përfunduar në një ambient që ka grup fantastik lojtarësh. Trajneri Ramadani ka qenë arsye shtesë të mos mendohem fare, e njoh, kam punuar me të. I gjithë grupi më ka pritur në mënyrë të shkëlqyer .”

“Me këtë grup që tani ka skuadra, nuk do të jetë edhe aq e vështirë, por me punë dhe angazhim edhe ato vështerësi që do t’i kemi rrugës do t’i kalojmë të gjitha së bashku, nuk kam asnjë dilemë.”

“Është e vërtetë që në skuadër është konkurrencë e madhe, por i di aftësitë e mija dhe dua të punoj shumë që të ndihmoj skuadrën drejt ambicieve.”

“Të gjithë adhuruesve të klubit iu premtoj se do të jap maksimumin, si në stërvitje po ashtu edhe në ndeshje, me asistime e me gola, e bashkë me ta të ndajmë gëzimin.”

“E vërtetë që në ndeshje dukem shumë temperament, shkak dëshirës së madhe për rezultat në pozitiv, por në jetën e përditshme jam mjaft i qetë dhe padyshim dua të jem shembull për çdo futbollist të ri që ka ambicie në futboll.”