Lajme

Humbje e rëndë e juniorëve ndaj 2 Korrikut  1-4

Humbje e rëndë e juniorëve ndaj 2 Korrikut 1-4

U17 mposhtin Llapin 5:0, Prishtina “B” nuk luajti shkaku i lloçit, Prishtina “A” dy barazime

Prishtinë, 1 maj, 2017 – Juniorët e Prishtinës në derbi përball 2 Korrikut kanë pësuar humbje të rëndë 1:4. Skuadra e 2 Korrikut ka fituar ndeshjen me plotë meritë. Ndërsa, fusha ndihmëse e stadiumit në Kastriot ishte si mos më keq, e pamundshme të zhvillohej ndeshje normale e futbollit dhe në këto kushte rivalët u gjenden më mirë duke i shkaktuar humbje të hidhur “vendasve”.

Fitore të rëndësishme dhe bindëse kanë arritur kadetët (U17) të Superligës kundër Llapit – 5:0.

Superliga U17

Prishtina – Llapi 5:0 (1:0)

Golat: Egzon Statovci 22’, Armend Gashi 54’, Riza Zhdrella 60’, 63’, Zgjim Tahirsylaj 75’

Prishtina: Dorant Ahmetaj – Getoart Leci, Egzon Statovci (Zgjim Tahirsylaj), Xheladin Zeqiri, Bleon Sermaxhaj, Bleon Shaqiri (Festim Berisha), Ramush Ramadani, Kujtim Fetahu, Riza Zhdrella, Lis Ahmeti (Jon Bajgora), Armend Gashi (Donart Dragusha). Trajner: Fadil Berisha.

Llapi: Adonis Zeqiri – Florent Shala (Rexhep Gashi), Qendrim Fazliu, Feston Gashi (Atos Mustafa), Taulant Gashi, Kushtrim Berisha, Bleron Mehmeti (Ndriqim Sinani), Albion Osmani, Trimëron Selimi, Rrezon Rudari, Manuel Sherifi. Trajner: Blerim Bunjaku.

Përndryshe, Prishtina “B” dje nuk zhvilloi ndeshjet me Rilindjen, shkak ishte fusha me lloç dhe ishte ndërpre që në ndeshjen e parë të fatosave pas dy fëmijëve të lënduar.

Rezultatet:

U19: Prishtina – 2 Korriku 1:4

U17: Prishtina – Llapi 5:0

LRFP, Grupi “A”:
U13: Sh.f. “Urbano” – Prishtina “A” 2:2
U15: Sh.f. “Urbano” – Prishtina “A” 1:1
U17: Sh.f. “Urbano” – Prishtina “A” 3:2