Lajme

IFK Norrkoping arrin sot - në ora 18:30 seancë stërvitore

IFK Norrkoping arrin sot - në ora 18:30 seancë stërvitore

Prishtina e ka treningun në ora 20:00 - Konferenca në ora 19:00

Prishtinë, 5 korrik, 2017 - Skuadra e IFK Norrkoping arrin sot rreth orës 12:00 në aeroportin “Adem Jashari”. Kurse seancën stërvitore e mban në ora 18:30 në stadiumin “Adem Jashari”.

FC Prishtina e mban seancën stërvitore në ora 20:00.

Ndërsa konferenca për shtyp për dy skuadrat fillon nga ora 19:00 në sallën për konferenca në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.