Lajme

Informata për akreditim Prishtina - Fola

Informata për akreditim Prishtina - Fola

Në email-in e dërguar gjeni aplikacionin

Prishtinë, 14 korrik 2018 – Me rastin e ndeshjes kthyese të Raundit të parë UEFA Evropa Ligës ndërmjet
Prishtina - Fola (0:0), ju ftojmë të mbushni formularët në aplikacionin
për akreditim. (Formularin për akreditim e keni në Attach)

Data e fundi e dërgimit të aplikacionit për akreditim është e martë më 17
korrik deri në ora 17:00.
(Për t’i tërhequr ato Ju informojmë me kohë)

Nga çdo medium do të akreditohen nga dy persona, si:
Gazetar/Kameraman
dhe,
Gazetar/Fotograf

Informatë:
Ndërsa FC Prishtina e mban treningun e saj para ndeshjes të mërkurën më 18
korrik nga ora 17:00 dhe pas treningut në sallën e konferencave të
stadiumit “Adem Jashari” nga ora 18:00 do të keni rastin të intervistoni
kryetrajnerin Mirel Josa dhe kapitenin Armend Dallku.

Ndërsa të enjten menjëherë pas ndeshjes në konferencë do të intervistoni
kryetrajnerin Josa, kurse menjëherë pas konferencës me kryetrajnerin, jeni
të lirë që në mix-zonë të merrni të gjithë lojtarët që Ju doni.

Ju faleminderit për mirëkuptim.