Lajme

Jamal Arago futbollist i ri i Prishtinës

Jamal Arago futbollist i ri i Prishtinës

Ish-futbollisti i Gjilanit i bashkohet Prishtinas pas dy ditësh

Antalya, 31 janar, 2018 - Prishtina dhe 24 vjeçari nga Gana, me përvojë në futbollin e Kosovës, Jamal Arago, kanë arritur marrëveshjen me të cilën afrikani vishet bardhekaltër për dy vitet e ardhhme.

Arago do t’i bashkohet skuadrës në dy ditë ardhshme. Arago ka luajtur për Gjilanin në sezonin 2015/16. Ndërsa ka përvojë nga kampionati grek dhe ai finlandez. Ka luajtur për Twente U19, Atromitos të Athinës, Gjilanin dhe së fundi për Kajaani të Finlandës. Arago mund të luaj në disa pozita si mesfushor fundor dhe mbrojtës i majtë.